Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara mund të hapin Ngushticën e Hormuzit me pak më shumë kohë, ndërsa rritet presioni mbi administratën e tij për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për luftën kundër Iranit. “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri,” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social. Gati pesë javë pas nisjes së konfliktit me sulmet ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael, lufta në Iran vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të trondisë tregjet financiare, duke rritur presionin ndaj Trump për një zgjidhje të shpejtë, përcjell A2CNN. Irani ka bllokuar në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe që transporton rreth një...