Trump: Maduro do të vepronte “mençur” nëse largohet nga pushteti

Trump: Maduro do të vepronte “mençur” nëse largohet nga pushteti

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti. Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit. Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve. Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme. I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”. “I takon atij të vendosë çfarë dëshiron...