Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se mund të përfundojë konfliktin me Iranin brenda dy apo tre ditësh. “Mund ta zgjas operacionin dhe të marr kontroll të plotë, ose ta mbyll brenda 2–3 ditësh. Iranit do t’i nevojiten disa vite për t’u rikuperuar nga goditjet e SHBA-së dhe Izraelit“, tha ai, raporton Sky News. Trump shprehet se iranianët iu afruan një marrëveshjeje përpara se të tërhiqeshin nga bisedimet, duke iu referuar negociatave bërthamore që po zhvilloheshin në Gjenevë, teksa shtoi se “nga kjo e kuptova se ata në të vërtetë nuk duan një marrëveshje”. Sulmet ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran kanë lënë 201 të vdekur dhe 747 të plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dënoi atë...