Trump lë të hapur daljen nga NATO: Nëse nuk na ndihmojnë, do të shqyrtojmë largimin

Trump lë të hapur daljen nga NATO: Nëse nuk na ndihmojnë, do të shqyrtojmë largimin

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh me tone të larta lidhur me luftën me Iran, gjatë deklaratave të tij në Zyrën Ovale, ku hapi sesionin e pyetjeve për gazetarët. Presidenti amerikan përsëriti vijën e ashpër që kishte mbajtur më herët përmes platformës Truth Social, duke theksuar se SHBA nuk ka nevojë për mbështetjen e aleatëve të saj, ndërsa la sërish të hapur mundësinë e tërheqjes nga NATO. “Ne nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë”, deklaroi ai, duke kritikuar njëkohësisht ashpër NATO-n, të cilën e akuzoi për zgjedhje të gabuara. “Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të marrë”, tha ai, duke shtuar se prej kohësh ka pasur dyshime nëse Aleanca do të qëndronte në krah të SHBA-së në një moment kritik. “Gjithmonë kam pyetur...