Trump: Kuba të arrijë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë

Trump: Kuba të arrijë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kubës “që të arrijë një marrëveshje” ose në të kundërtën do të përballet me pasoja – të cilat nuk i specifikoi – duke paralajmëruar se dërgesat me naftë venezuelase dhe paratë për në Havana do të ndalen. “NUK DO TË KETË MË NAFTË OSE PARA QË DO TË SHKOJNË NË KUBË – ZERO”, shkroi Trump në Truth Social. “Ju sugjeroj që të arrini një marrëveshje PARA SE TË JETË SHUMË VONË”. Kjo deklaratë vjen një javë pasi forcat amerikane kapën liderin e rrëzuar venezuelas, Nikolas Maduro, në një operacion të kryer në Karakas, që la të vrarë dhjetëra pjesëtarë venezuelas dhe kubanë të sigurisë. Më herët gjatë 11 janarit, Trump shpërndau një mesazh që sugjeronte se sekretari amerikan...