Trump krijon ‘Bordin e Paqes, 30 shtete firmosin sot

Trump krijon ‘Bordin e Paqes, 30 shtete firmosin sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të firmosë të enjten në Davos një marrëveshje për krijimin e një strukture të re ndërkombëtare të quajtur “Këshilli i Paqes”, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.Lajmi raportohet nga ABC News, duke cituar burime nga administrata amerikane.Sipas zyrtarëve amerikanë, gjatë fundjavës janë dërguar ftesa për më shumë se 50 liderë botërorë, ndërsa rreth 30 vende pritet të marrin pjesë në këtë nismë.Megjithatë, disa aleatë të ngushtë të SHBA-ve kanë reaguar me rezervë, duke vënë në dyshim nevojën për krijimin e një strukture alternative ndaj Kombeve të Bashkuara.Vetë Trump e ka përshkruar Këshillin e Paqes si “këshillin më prestigjioz ndonjëherë”, duke deklaruar se ai do të bëjë “shumë nga puna që OKB-ja duhet të kishte bërë”. I pyetur...