Trump konfirmon vdekjen e tre ushtarëve amerikanë: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në 4 javë

Trump konfirmon vdekjen e tre ushtarëve amerikanë: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në 4 javë

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për “Daily Mail” ka folur për luftën në Iran, ndërsa konfirmoi vdekjen e tre ushtarëve amerikanë. Gjithashtu Trump zbuloi se konflikti me Iranin mund të zgjasë rreth katër javë. “Ne gjithmonë e kemi menduar si një proces katër-javor. Është një vend i madh, do të duhen katër javë ose më pak”, tha ai. Ndërkohë tre ushtarët amerikanë u vranë në operacione, detajet nuk janë bërë publike deri më tani. “Ata ishin njerëz të shkëlqyer”, tha Trump duke shtuar se në operacione të tilla fatkeqësisht priten viktima. Presidenti amerikan pranoi se këto ishin viktimat e para gjatë mandatit të tij të dytë, duke theksuar se operacionet e mëparshme, të tilla si kapja e Nicolas Maduro në janar dhe bombardimi...