Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq Alcatraz, si pjesë e buxhetit të propozuar për vitin fiskal 2027. Alcatraz, i njohur edhe si “The Rock”, dikur konsiderohej një nga burgjet më të rrezikshme në SHBA, ndërsa vitet e fundit ka shërbyer si atraksion turistik nën administrimin e Shërbimit të Parqeve Kombëtare. BBC shkruan se sipas kërkesës buxhetore, fondet do të përdoren “për të rindërtuar Alcatraz si një strukturë moderne dhe të sigurt burgu”, duke mbuluar shpenzimet e vitit të parë. Plani është pritur me skepticizëm nga politikanë në Kaliforni, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi koston përfundimtare dhe vështirësitë e menaxhimit të burgut si institucion aktiv. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti propozimin “absurd” dhe...
Burimi:
javanews.al