Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani sulmon ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ambasadori i Teheranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres duke pretenduar se “Amerika dhe Izraeli “mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe të pamohueshme ligjore për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, veçanërisht të rinjve”. Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani dhe “të marrin në konsideratë largimin tokësor, nëse është e mundur, për në Armeni ose Turqi”. Departamenti rekomandoi që amerikanët “të kërkojnë mjete alternative komunikimi” për shkak të “ndërprerjeve të vazhdueshme të internetit” dhe “të kenë një plan largimi që nuk varet nga ndihma e qeverisë amerikane”. Kjo sinjalizon se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është...