Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për Groenlandën
Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën, shkruan BBC. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë se ai “mund të vendosë tarifa ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me Groenlandën”, e cila është një territor vetëqeverisës nën kontrollin e Danimarkës. Ai nuk tha se cilat vende mund të goditen nga tarifat e reja, apo çfarë autoriteti do të përdorte për të vendosur tarifa në ndjekje të qëllimit të tij. Së bashku me Danimarkën dhe Groenlandën, edhe vende të tjera kundërshtojnë ambiciet e tij, dhe shumë njerëz në SHBA kanë shprehur skepticizëm për një blerje të tillë. Ndërsa Trump fliste, një delegacion dypartiak i Kongresit po vizitonte...
Burimi:
vizionplus.tv