Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…
Trump kërcënon me tarifa 50% për vendet që furnizojnë me armë Iranin, tensionet vijojnë pas armëpushimit Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se çdo vend që furnizon me armë Iranin do të përballet me tarifa të menjëhershme prej 50%. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se nuk do të ketë “asnjë përjashtim”, duke e cilësuar masën si pjesë të presionit për të frenuar mbështetjen ushtarake ndaj Teheranit. Ai deklaroi gjithashtu se SHBA-të synojnë të bashkëpunojnë me Iranin pas asaj që e përshkroi si një “ndryshim produktiv të regjimit”, duke theksuar se nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit. Sipas tij, Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë në eliminimin e materialeve bërthamore dhe të diskutojë lehtësimin e sanksioneve dhe tarifave,...
Burimi:
javanews.al