Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Situata në Kubë po rëndohet ndjeshëm, teksa ishulli po përballet me një “stuhi perfekte” krizash që ndërthurin tensionet gjeopolitike me fatkeqësitë natyrore. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer kërcënimet për një ndërhyrje të mundshme, pikërisht në ditën kur Kuba pësoi ndërprerjen e tretë totale të energjisë elektrike brenda katër muajsh dhe u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në brigjet e saj juglindore. “Besoj se do të kem nderin ta marr Kubën”, deklaroi Trump para gazetarëve mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar shtetin ishullor si një komb tejet të dobësuar. Ndonëse ai la të hapur mundësinë e një aksioni ushtarak, burime nga New York Times sugjerojnë se Trump mund të jetë i hapur për një marrëveshje me regjimin komunist, me kushtin e largimit...