Trump kërcënon Kanadanë me tarifa 100% nëse arrin marrëveshje tregtare me Kinën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa 100% për të gjitha mallrat kanadeze të importuara në SHBA nëse Kanadaja arrin një marrëveshje tregtare me Kinën. Në një postim në platformën Truth Social, Trump sulmoi ashpër kryeministrin kanadez, Mark Carney, duke thënë se nuk do të lejojë që Kanadaja të funksionojë si një “pikë transferimi” për produktet kineze të destinuara për tregun amerikan. “Nëse kryeministri Carney mendon se mund ta shndërrojë Kanadanë në një pikë tranziti për mallrat kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai bën një gabim të madh,” shkroi presidenti amerikan. Në të njëjtin postim, ai shtoi se “Kina do ta përpijë Kanadanë”, duke paralajmëruar për ndikime të rënda mbi biznesin, strukturën sociale dhe mënyrën e...
Burimi:
vizionplus.tv