Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rritur tonet ndaj Iranit, duke paralajmëruar se vendi i tij do të vazhdojë sulmet nëse Teherani nuk pranon të ulet në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Trump këmbënguli se Irani duhet të negociojë një marrëveshje paqeje, duke deklaruar se në të kundërt SHBA-të do të vazhdojnë ta “hedhin në erë” vendin. Komentet e tij kanë ngritur pikëpyetje të reja mbi ekzistencën e bisedimeve indirekte mes dy vendeve. Presidenti amerikan vijon të pretendojë se Irani dëshiron një marrëveshje, ndërsa zyrtarët iranianë e mohojnë kategorikisht se ka negociata me Uashingtonin. Ndërkohë, Irani ka refuzuar një plan paqeje të propozuar nga SHBA, i cili parashikonte heqjen dorë nga programi bërthamor dhe kufizimin e raketave...
Burimi:
javanews.al