Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, reagon kryeministri spanjoll: Jo luftës

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, reagon kryeministri spanjoll: Jo luftës

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur tregtinë me Spanjën, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj luftës dhe asaj që e quajti “shkelje e së drejtës ndërkombëtare”. Në një fjalim 10-minutësh, Sánchez bëri një reflektim mbi luftërat në Ukrainë dhe Gazë, si dhe mbi Luftën e Irakut mbi 20 vjet më parë, duke thënë se “s’do të përsërisim gabimet e së shkuarës” dhe se “qëndrimi i qeverisë mund të përmblidhet me dy fjalë: Jo luftës”. Në fjalimin e tij të transmetuar nga rezidenca e kryeministrit në La Moncloa, Sánchez theksoi se një “paligjshmëri” nuk mund të pasohej me një tjetër. Ai foli për “katastrofën” e luftës në Lindjen e Mesme, dy ditë pas apelit të tij për të...