Trump: Ka ardhur koha për udhëheqje të re në Iran

Trump: Ka ardhur koha për udhëheqje të re në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte ardhur koha që udhëheqës të rinj të merrnin kontrollin në Iran, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në vend, duke e vënë republikën islamike përballë një prej kërcënimeve më serioze ndaj legjitimitetit të saj që nga revolucioni i vitit 1979. “Është koha të kërkohet një udhëheqje e re në Iran”, i tha Trump Politico-s në deklarata të publikuara më 17 janar. Trump sulmoi drejtpërdrejt edhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka përfaqësuar pushtetin real në vend për 37 vitet e fundit dhe që më herët kishte sulmuar presidentin amerikan në rrjetet sociale. “Ajo për të cilën ai [Khamenei] është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe...