Trump: Jemi afër marrëveshjes, kemi një shans për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se beson se një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë mund të jetë afër, edhe pse pranoi armiqësinë e thellë midis udhëheqësve të të dy vendeve. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se armiqësia personale dhe politike midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin ka komplikuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit. “Zelensky dhe Putin e urrejnë njëri-tjetrin dhe kjo e bën shumë të vështirë. Por mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje”, tha Trump. Trump nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedimeve. “Mendoj se kemi një shans të mirë për ta zgjidhur”, tha presidenti i SHBA. Që nga viti 2022 Rusia ka vijuar agresionin ndaj Ukrainës , ndërsa te dielën pritet...
Burimi:
vizionplus.tv