Trump-Iranit: Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra të këqija do të ndodhin
Presidenti Donald Trump deklaroi gjatë fjalës së tij në Bordin e paqes në Uashington se një vendim për Iranin mund të merret brenda 10 ditëve të ardhshme. “Mund të na duhet të shkojmë një hap më tej, ose mund të mos e bëjmë. Ndoshta do të bëjmë një marrëveshje. Do ta zbuloni gjatë ndoshta 10 ditëve të ardhshme, por ky takim i sotëm është provë se me një lidership të vendosur, asgjë nuk është e pamundur”, tha Trump në takimin inaugurues të Bordit të tij të Paqes në Uashington, DC. Ushtria amerikane është e përgatitur të godasë Iranin që këtë fundjavë, por Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të autorizojë veprime të tilla, raportoi CNN të mërkurën. Presidenti ka argumentuar privatisht...
Burimi:
opinion.al