Trump-Iranit: Nëse na sulmoni do të përgjigjemi me një forcë që nuk është parë
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Duke shkruar në platformën e tij “Truth Social”, ai deklaroi se nëse Irani do ta godasë SHBA, ajo do t’i përgjigjet me një forcë që nuk është parë kurrë më parë. “Irani sapo ka thënë se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, ka shkruar ai. Deklarata e tij vjen pasi Islamic Revolutionary Guard Corps paralajmëroi se do të sulmojë bazat amerikane dhe Izraelin në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Khameneit, shkruan BBC. “Operacioni më...
Burimi:
opinion.al