Trump-Iranit: Do t’ju shkatërrojmë nëse sulmoni sërish Katarin

Trump-Iranit: Do t’ju shkatërrojmë nëse sulmoni sërish Katarin

Donald Trump thotë se SHBA-të “nuk dinin asgjë” për sulmin e Izraelit ndaj fushës së gazit South Pars në Iran të mërkurën.Në një postim me tone të ashpra në Truth Social, presidenti amerikan paralajmëron Iranin kundër hakmarrjeve të mëtejshme pasi ky i fundit sulmoi kompleksin energjetik Ras Laffan në Katar. Sulmi shkaktoi “dëme të mëdha”, por pa të lënduar, sipas kompanisë shtetërore të naftës së Katarit.Presidenti i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se në luftë ka nisur një fazë e re përballjeje. Në një postim në X, Ghalibaf ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër infrastrukturës energjetike iraniane synonin të fshihnin “humbjet” e tyre. “Është në fuqi ligji i ‘sy për sy’, dhe po fillon një nivel i ri...