Trump: Irani, vendi më i keq në botë për të jetuar!

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për të jetuar!

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për një ndryshim të udhëheqjes në Iran të shtunën (17 janar), duke kërkuar fundin e sundimit 37-vjeçar të Ajatollah Ali Khamenei. “Është koha për të kërkuar një udhëheqje të re në Iran”, tha presidenti amerikan për “Politico”, ndërsa protestat masive që bënin thirrje për rrëzimin e regjimit dukeshin se ishin qetësuar. Të martën, Trump u kishte bërë thirrje iranianëve të vazhdonin protestat e tyre dhe të “pushtonin institucionet”, duke thënë se “ndihma është në rrugë”. Megjithatë, ai ndryshoi papritur kursin të nesërmen, duke thënë se ishte informuar se vrasjet e protestuesve kishin ndaluar. “Vendimi më i mirë që ai mori ndonjëherë ishte të mos varte mbi 800 persona dy ditë më parë”, tha Trump të shtunën, kur u pyet...