Trump: Irani nuk duhet të luajë në Botërorin 2026 për shkak të sigurisë së lojtarëve

Trump: Irani nuk duhet të luajë në Botërorin 2026 për shkak të sigurisë së lojtarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se Irani nuk duhet të marrë pjesë në Botërorin e 2026 në Amerikën e Veriut, duke argumentuar se kjo do të rrezikonte jetën dhe sigurinë e lojtarëve iranianë. Komentet e Trump vijnë vetëm disa ditë pas deklaratës së presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino, i cili kishte marrë premtimin nga Trump se ekipi iranian do të ishte i mirëpritur në turne, pavarësisht situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. “Ekipi kombëtar i futbollit të Iranit është i mirëpritur në Botëror, por nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë aty, për jetën dhe sigurinë e tyre,” tha Trump në platformën e tij Truth Social. Ndërkohë, ministri i sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, njoftoi se...