Trump: Irani nuk do të ketë armë bërthamore ose raketa
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore apo raketa balistike, ndërsa paralajmëroi se SHBA po shqyrton dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme. Në intervistat për Fox News dhe Channel 12, Trump tha se Uashingtoni mund të arrijë një “marrëveshje shumë të mirë” me Teheranin, por pa bërë kompromis për çështjen bërthamore dhe raketat. “Kemi një flotë që shkon atje dhe një tjetër mund të jetë rrugës. Ose do të bëjmë marrëveshje, ose do të bëjmë diçka shumë të ashpër si herën e fundit”, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve të mëparshme ndaj impianteve bërthamore iraniane. Nga ana tjetër, Teherani reagoi me tone të ashpra. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Larijani,...
Burimi:
opinion.al