Trump: Irani injoroi paralajmërimet e SHBA-së për të mos rindërtuar programin bërthamor
Presidenti Donald Trump tha se Irani i injoroi paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos rindërtuar programin e tij bërthamor. “Pas shkatërrimit të programit bërthamor të Iranit dhe Operacionit “Çekani i Mesnatës” pak kohë më parë, ne e paralajmëruam Iranin të mos bënte asnjë përpjekje për ta rindërtuar në një vendndodhje tjetër, sepse nuk ishin në gjendje t’i përdornin ato që ne i hodhëm në erë me aq fuqi, por ata i injoruan këto paralajmërime dhe refuzuan të ndërprisnin përpjekjet e tyre për armë bërthamore”, tha presidenti. Trump po i referohej sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane në qershor, të cilat Shtëpia e Bardhë pretendoi se shkatërruan “plotësisht” programin bërthamor të Teheranit. “Regjimi tashmë kishte raketa të afta për të goditur Evropën dhe bazat...
Burimi:
vizionplus.tv