Trump: Irani është një tigër letre! Fola me Macron, Franca do ndihmojë në Ngushticën e Hormuzit
Mediat ndërkombëtare informuan sot në mbrëmje se nga Libani janë lëshuar raketa në drejtim të Izraelit. Në Tel Aviv dhe rrethina ranë sirenat e alarmit për sulmin që i atribuohet grupit militar të Hezbollahut. Nuk ka ende të dhëna për shpërthime apo dëme të shkaktuara. Gjithashtu sirena ranë në Bahrein, pati raportime për shpërthime në Doha, kurse Katari ndërpreu një sulm me raketa. Nga ana tjetër presidenti francez Trump tha gjatë konferencës për shtyp se “Irani është një tigër letre”. Presidenti amerikan tha gjithashtu se kishte folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se Parisi dukej i gatshëm të ndihmonte në përpjekjet për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit. Duke folur në eventin në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha...
Burimi:
vizionplus.tv