Trump ia bën të qartë Iranit: Nuk do të keni kurrë armë bërthamore, hiqni armët
Në një postim në Truth, presidenti amerikan Donald Trump shkruan se Irani s’do të ketë kurrë armë bërthamore. Ai këshillon terroristët iranianë që të heqin armët dhe të shpëtojnë vendin. “Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore, as aftësinë për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme apo, në fakt, botën! Ushtria iraniane dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë regjim terrorist do të bënin mirë të heqin armët dhe të shpëtojnë atë që ka mbetur nga vendi i tyre, që nuk është shumë”, shkroi Trump. Presidenti Trump: Irani dëshiron një marrëveshje, por jo një që do ta pranoja Pas sulmeve ndaj ishullit Kharg, që sipas Uashingtonit, shkatërruan të gjitha objektivat ushtarake, por jo infrastrukturën e naftës, presidenti...
Burimi:
ntv.al