Trump i zemëruar me Starmer: Jam i zhgënjyer, marrëdhënia nuk është më si më parë

Trump i zemëruar me Starmer: Jam i zhgënjyer, marrëdhënia nuk është më si më parë

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran duket se po teston më shumë se kurrë më parë raportet e presidentit amerikan me aleatin kyç, kryeministrin britanik. Donald Trump kritikoi sërish liderin britanik Keir Starmer për faktin se kishte refuzuar të ndihmonte në ofensivën kundër Iranit, duke thënë se marrëdhënia mes tyre nuk ishte më ajo e para. Starmer bëri një prej deklaratave më të forta në lidhje me aksionin ushtarak të Trump në Iran, duke theksuar se Britania e Madhe nuk beson në ndryshim regjimi “nga qielli” dhe mbrojti vendimin për të mos lejuar përdorimin e bazave britanike për të ndërmarrë sulme. Megjithatë, kryeministri theksoi se vendi i tij do të lejojë përdorimin e bazave për aksione mbrojtëse për forcat aleate dhe shtetet...