Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Në rrjetin e tij social Truth Social, Presidenti Trump lajmëroi se do të dërgonte një anije spitalore për të ndihmuar të sëmurët në Groenlandë. Ky postim kontravers i së shtunës nuk u prit mirë nga kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen. Ai reagoi ashpër, pasi Trump nënkuptoi që sistemi shëndetësor në ishull nuk po trajtonte si duhet të sëmurët. “Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një anije të madhe spitalore në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po marrin kujdesin e duhur atje. Është rrugës!!!”, tha Trump. Ndërkohë që Nielsen kritikoi sistemin shëndetësor amerikan, duke thënë që në sistemin shëndetësor atje, duhet të paguash për të marrë trajtimin mjekësor. “Ideja e Presidentit...