Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë 48 orë afat Iranit që “të hapë plotësisht” Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, ose në të kundërtën do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit, një përshkallëzim i madh në luftën që tashmë kërcënon që të dalë jashtë kontrollit. Këtë afat, Trump e vendosi në orën 19:44, me kohën lokale të Uashingtonit, kur shkroi në Truth Social më 21 mars. “Nëse Irani nuk e hap plotësisht, PA KËRCËNIM Ngushticën e Hormuzit brenda 48 ORËSH nga ky moment, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë plotësisht TERMONCENTRALET E TYRE, DUKE NISUR NGA MË I MADHI”, shkroi Trump. Ai nuk specifikoi se cilat termocentrale do të jenë në shënjestër të SHBA-së dhe ky paralajmërim vjen një ditë pasi Trump...