Trump i drejtoi gishtin e mesit një punonjësi/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Reagim i përshtatshëm…
Shtëpia e Bardhë ka dalë në mbrojtje të presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai u filmua duke bërë një gjest fyes me gishtin e mesit ndaj një punonjësi gjatë një vizite në një fabrikë të kompanisë Ford në Detroit. Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë momentin kur Trump reagon ndaj një burri që i bërtiste nga larg. Siç raporton ‘BBC’, në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë e cilësoi reagimin e presidentit si “të përshtatshëm dhe të qartë”, duke theksuar se punonjësi po përdorte sharje dhe gjuhë të papërshtatshme. Sipas sindikatës United Auto Workers, punonjësi është pezulluar nga puna në Ford. Ndërkohë, kompania ka deklaruar se nuk toleron sjellje fyese brenda ambienteve të saj dhe se ka procedura të brendshme për raste të tilla, pa dhënë detaje të...
Burimi:
ntv.al