TRUMP HARRON IRANIN, KERCENON KUBEN
“Edhe Kuba do të bjerë.” – Donald Trump e tha këtë në një intervistë me Politico pasi diskutoi luftën në Iran. “Ne ndërpremë të gjithë naftën, të gjitha paratë, gjithçka që vinte nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm. Dhe ata duan një marrëveshje”, tha presidenti amerikan. Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara po luanin një rol në rënien e qeverisë kubane, Trump u përgjigj: “Epo, çfarë thoni? Për 50 vjet, kjo ka qenë qershia mbi tortë. Venezuela po ecën shumë mirë. Delcy Rodríguez po bën një punë fantastike. Marrëdhënia me ta është e shkëlqyer.”
Burimi:
ntv.al