Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e planit të tij për të ulur koston e barnave në Shtetet e Bashkuara. Faqja do t’u lejojë pacientëve të blejnë produkte të caktuara me çmime të zbritura, të negociuara nga administrata amerikane. “Çmimet do të bien ndjeshëm“, shpjegoi Trump, duke përmendur si shembull barna si Ozempic dhe insulinës së kompanisë “Eli Lilly”. “Marrëveshja e arritur me kompanitë e mëdha farmaceutike përfshin edhe investimet e tyre në Shtetet e Bashkuara“, shtoi presidenti amerikan.
Burimi:
opinion.al