Trump: Gjëra të mira po ndodhin në negociatat për Ukrainën

Trump: Gjëra të mira po ndodhin në negociatat për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në negociatat që synojnë përfundimin e pushtimit rus në Ukrainë. Pa dhënë detaje shtesë, Trump u shfaq optimist gjatë deklaratave për gazetarët, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Ioëa. Kujtojmë se ekipet negociatore të Rusisë dhe Ukrainës u takuan gjatë fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, në bisedime të ndërmjetësuara nga zyrtarë amerikanë. Trump shtoi gjithashtu se kishte zhvilluar “një bisedë të shkëlqyer” me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Saraa. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Uashingtoni është angazhuar në lëvizje intensive diplomatike për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave Demokratike Siriane (SDF), ish-aleatit kryesor të SHBA-së në Siri, dhe qeverisë së...