Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Presidenti amerikan Donald Trump këtë të shtunë mirëpriti liderë nga e gjithë Amerika Latine në samitin e quajtur “Shield of the Americas” (Mburoja e Amerikave) në Florida, ku nënshkroi një marrëveshje për të luftuar aktivitetin kriminal të karteleve në gjithë Hemisferën Perëndimore. Trump tha se samiti u thirr për të bashkuar aleatë me mendime të ngjashme në rajon, për të promovuar lirinë, sigurinë dhe prosperitetin, mes përpjekjeve për të ndalur narko-terroristët dhe kartelet e trafikut të drogës. “Në këtë ditë historike, ne bashkohemi për të shpallur një koalicion të ri ushtarak për të çrrënjosur kartelet kriminale që po dëmtojnë rajonin tonë,” tha Trump në event. “Ne e quajmë këtë partneritet ushtarak Koalicioni i Amerikave Kundër Karteleve,” shtoi ai. Trump tha se “zemra e marrëveshjes sonë”...