Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve zbulojnë se presidenti Donald Trump ka fluturuar tetë herë me avionin privat të Jeffrey Epstein-it gjatë viteve ’90, sipas një emaili të një prokurori në New York. Madje, siç shkruan Reuters, në disa prej fluturimeve ishte e pranishme edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për ndihmën në abuzimet seksuale të Epstein. Sjellim ndërmend se në një postim në rrjetet sociale në vitin 2024, Trump ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në avionin apo ishullin e Epstein-it. “Nuk kam qenë kurrë në avionin e Epstein, apo në ishullin e tij ‘budalla’”. Në emailin e prokurorit nuk kishte ndonjë akuzë se Trump kishte kryer ndonjë krim. Në një nga fluturimet e përshkruara në dokumentet e reja, tre pasagjerët...