Trump flet hapur: Kurdët në Iran të zgjedhin një anë, ose me Amerikën e Izraelin, ose me ajatollahët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mbështet një sulm nga forcat kurde ndaj Iranit, duke theksuar në një intervistë me Reuters se “do të ishte shumë mirë nëse ata do të donin të bënin diçka të tillë”. Në telefonatat e kësaj jave me udhëheqësit e pakicës kurde në Iran dhe Irakun fqinj, Trump thuhet se ofroi “mbulim të gjerë ajror amerikan” dhe mbështetje të tjera për kurdët iranianë për të marrë kontrollin e zonave të territorit perëndimor iranian, sipas njerëzve të njohur me telefonatat. “Kërkesa amerikane ndaj kurdëve irakianë është të hapin rrugën dhe të mos pengojnë” grupet kurde iraniane që mobilizohen në Irak, “ndërsa ofrojnë edhe mbështetje logjistike”, tha një zyrtar i lartë i Unionit Patriotik të Kurdistanit, një nga dy partitë kryesore...
Burimi:
ntv.al