“Trump fajtor për viktimat”, udhëheqësi suprem i Iranit akuzon presidentin amerikan
Udhëheqësi supreme i Iranit Khamenei ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump si përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave. “Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit Iranian”, tha Ali Khamenei. Disa nga demonstruesit kanë djegur me cigare imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Ky veprim u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij. Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Tubimet më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar. Ndërsa situata tashmë duket më e qetë aktivistët iranianë thonë se regjimi po planifikon të shkëputet përgjithmonë nga interneti global, duke lejuar...
Burimi:
vizionplus.tv