Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se do të ndjekë planin e tij për tarifa ndaj shteteve që dërgojnë trupa ushtarakë në ishullin arktik. Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trump tha se do t’i godasë “100%” vendet evropiane me tarifa nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për Groenlandën. “Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo Groenlanda.”, theksoi Trump. I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti tha: “Pa koment”.