Trump e ka braktisur botën
Nga Gordon Brown, Project Syndicate Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare synon, në dukje, të shkurtojë shpenzimet e panevojshme, por përfshirja e agjencive që mbështesin vajzat dhe gratë nënvizon arbitraritetin dhe ndjesinë e hakmarrjes pas një hapi të tillë. Pasojat për njerëzit në mbarë botën do të jenë shkatërrimtare. Më 27 janar, tërheqja e dytë e Presidentit amerikan Donald Trump nga Marrëveshja e Parisit për klimën do të hyjë përfundimisht në fuqi. Kjo vjen pas njoftimit të tij më 7 janar se Shtetet e Bashkuara do të largohen edhe nga 66 organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë 31 entitete të Kombeve të Bashkuara dhe 35 organizma jashtë OKB-së, të cilat administrata Trump i konsideron tashmë të papranueshme. Asnjëherë...
Burimi:
javanews.al