Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani “duan të bëjnë një marrëveshje” dhe se palët do të flasin “sot”, duke e cilësuar këtë si një mundësi për t’i dhënë fund armiqësive. “Ne duam një marrëveshje të plotë, jo gjysmake. Do të flasim sot dhe shpresojmë të arrijmë diçka të madhe,” tha Trump, duke shtuar se ka shtyrë për pesë ditë sulmet e paralajmëruara ndaj termocentraleve iraniane. Ky vendim solli menjëherë ulje të çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit reagoi duke mohuar kategorikisht se bisedime të tilla janë zhvilluar. Zëdhënësi i saj i cilësoi raportimet si “fake news” të shpërndara për manipulim të tregjeve energjetike. “Nuk ka pasur asnjë kontakt, asnjë bisedë, dhe çdo...