Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Groenlandës, vetëm pak ditë para pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke deklaruar në rrjetet sociale se “nuk ka më kthim mbrapa” dhe se “Groenlanda është imperative”. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se deri ku ishte i gatshëm të shkonte për ta marrë nën kontroll Groenlandën. Përgjigjja e tij ishte e prerë: Do ta merrni vesh. Ndërkohë, në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney tha se “rendi i vjetër nuk po kthehet më”. Trump-i kishte planifikuar të mbërrinte në Davos të mërkurën, por një problem i vogël elektrik në avionin Air Force One e detyroi atë të...