Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

Zbulime që pritet të shkaktojnë tronditje në Pallatin Mbretëror hedhin dritë mbi paralajmërime të hershme drejtuar Mbretit Charles lidhur me përdorimin e emrit të familjes mbretërore për interesa biznesi nga vëllai i tij, Andrew Mountbatten-Windsor. Sipas emaileve të publikuara, në vitin 2019 ishte dërguar një njoftim zyrtar në pallat, ku pretendohej se Duka i atëhershëm i Jorkut mbante lidhje financiare “të fshehta” me financierin e diskutueshëm David Rowland, i cili, sipas denoncimit, përfitonte nga lidhja me familjen mbretërore për interesa personale. Në gusht të vitit 2019, një person me dijeni mbi aktivitetet e biznesit të Andrew kishte dërguar një email drejtuar atëherë Princit të Uellsit përmes studios ligjore Farrer & Co. Në mesazh flitej për “keqpërdorim të emrit të Familjes Mbretërore” nga ana e Rowland...