Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…
Presidenca qipriote e BE-së është tronditur orët e fundit nga një skandal korrupsioni që ka përfshirë presidentin dhe nivele të larta qeveritare. Gjithçka ndodhi pasi në rrjetin social X qarkulloi një video ku shfaqeshin zyrtarë publikë që pranonin praktika korruptive për të siguruar akses te Presidenti Nikos Christodoulides. E përfolur në këtë skandal është edhe Zonja e Parë e Qipros, Philippa Karsera, e cila dha dorëheqjen si kryetare e një organizate bamirësie të lidhur me shtetin që ndihmon fëmijët në nevojë. Thuhet se donacionet për një organizatë bamirësie të kryesuar nga gruaja e Presidentit Christodoulides janë përdorur për të fituar akses politik te bashkëshorti i saj. Karsera i mohoi akuzat, por dha dorëheqjen pas sulmeve të vazhdueshme në internet ndaj saj dhe familjes së saj....
Burimi:
javanews.al