Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore
Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Ngjarja ka sjellë dorëheqje, akuza të ndërsjella dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet. Në fillim të vitit u publikuan disa video të Mirjana Pajkoviç, në atë kohë sekretare e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Pamjet shkaktuan reagime të forta dhe çuan në dorëheqjen e saj. Pas saj, dha dorëheqjen edhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi. Në videot e publikuara, Pajkoviç shfaqet në momente intime me një burrë, për të cilin janë ngritur dyshime se është Vukshiç. Paralelisht, në mediat online janë shpërndarë edhe fotografi të saj. ...
Burimi:
javanews.al