Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’
Pamje të rënda të regjistruara nga një kamera sigurie tregojnë çastin dramatic, kur dy të rinj përfshihen nga një shpërthim i fuqishëm, teksa po kryenin veprime tepër të rrezikshme pranë fuçive metalike, që dyshohet se përmbanin mbetje nafte. Ngjarja është regjistruar në 7 janar në Recife, kryeqyteti i shtetit Pernambuco në Brazil. Në video shihet njëri prej të rinjve duke qëndruar pranë një bidoni metalik të hapur, ndërsa tjetri ndodhet mbi një fuçi tjetër aty pranë. Sipas dyshimeve paraprake, brenda enëve kishin mbetur avuj ose substanca të ndezshme, të mjaftueshme për të shkaktuar shpërthim. Fillimisht, njëri prej tyre përpiqet të ndezë bidonin e hapur me çakmak, por flaka shuhet shpejt dhe pa pasoja të dukshme. Pak çaste më vonë, shoku i tij përdor një çekiç...
Burimi:
javanews.al