Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve
Një 27-vjeçar në Australi është akuzuar për qindra vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, pasi dyshohet se ka shënjestruar fëmijë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online. I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar, përballet me 596 akuza, pasi hetuesit gjetën mbi 23 mijë video dhe imazhe me përmbajtje abuzive në pajisjet e tij elektronike. Sipas policisë, materialet lidhen me 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera. Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi. Shumica janë djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ndodhet kryesisht në vende anglishtfolëse. Policia bëri të ditur se i dyshuari ka vepruar gjatë periudhës 2018–2025, duke...
Burimi:
javanews.al