Tronditëse/ Gjyqtarja dhe nëna e saj rrëmbehen, kërkohet shpërblim në bitcoin 1.6 milionë euro
Një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë në zonën e Grenoble përpara se të liroheshin, sipas Le Parisien. Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, natën e së martës ndaj së mërkurës, rreth orës 3 të mëngjesit, në shtëpinë e 35-vjeçares në Saint-Martin-le-Vinoux, në Francën juglindore. Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, një drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, mungonte në kohën e incidentit. Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes në Bourg-lès-Valence, afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh kur një fqinj hapi derën pasi...
Burimi:
ntv.al