Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Helsinki, ku një burrë 80-vjeçar u gjet duke jetuar në një bodrum të një shtëpie, në kushte të rënda dhe çnjerëzore, për të paktën 20 vjet. Lajmi u bë i ditur nga policia finlandeze, e cila ka nisur një hetim për dyshime mbi shfrytëzimin e paaftësisë së të moshuarit për t’u vetëkujdesur. Sipas raportimeve, i moshuari u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë një kontrolli të banesës, e cila ndodhet në një lagje veriore të kryeqytetit. Bodrumi ku ai jetonte ishte një dhomë pa dritare, pa tualet dhe pa mundësi për përgatitjen e ushqimit. Në lidhje me rastin, dy burra dhe një grua, të gjithë rreth moshës 60-vjeçare, u arrestuan fillimisht, por më pas u liruan. Sipas policisë, ata...