Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet financiare globale kanë reaguar negativisht ndaj përplasjes së hapur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell. Kontratat “futures” të indekseve të Wall Street-it paralajmërojnë një hapje në rënie, ndërsa në orët e para të tregtimit në Europë dollari amerikan humbi 0,38% ndaj valutave kryesore. Ndërkohë, yield-et e bonove 10-vjeçare të Thesarit amerikan u rritën me tre pikë bazë. Sipas analistëve, lëvizjet e tregjeve lidhen drejtpërdrejt me vendimin e Trump për të sulmuar drejtuesin e bankës qendrore amerikane përmes një veprimi të Departamentit të Drejtësisë, një hap i paprecedentë në historinë institucionale të SHBA-ve. Jerome Powell reagoi ashpër ndaj presioneve politike, duke theksuar se Rezerva Federale nuk do të heqë dorë nga pavarësia e saj. “Ky veprim duhet parë në...