Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?
Mes pasigurisë që po rrethon armëpushimin e brishtë të SHBA-së me Iranin, zv/presidenti amerikan JD Vance shpreson që në bisedimet e paqes në Islamabad të arrijë përparim drejt mbylljes së një lufte e cila ka sjellë rritjen drastike të çmimeve globale të naftës gjatë muajit të fundit. Analistët e tregut paralajmërojnë megjithatë se edhe ne rast se rezultati i këtyre negociatave do të jetë pozitiv, ato nuk do të arrijnë të prodhojnë dot një stabilizim të rrufeshëm të tregjeve. Në fakt, shumica e ekspertëve presin që çmimet të vazhdojnë të mbeten të larta për një farë kohe, duke shtuar kostot jo vetëm në pikat e karburantit por edhe në të gjithë ekonominë. Problemi, siç shpjegojnë ata, ka nisur që me ndërprerjen e furnizimeve me naftë...
Burimi:
javanews.al